Jurgen Klopp është i vetëdijshëm se Liverpool duhet të mbetet i vëmendshëm, pasi ka kapur kren e grupit C, duke besuar se me rivalë si PSG dhe Napoli nuk ka asgjë të sigurtë në një kompeticion si Liga e Kampionëve.

“Reds” mundën Crvena Zvezda 4-0, për të marrë vendin e parë në grup, teksa PSG dhe Napoli barazuan 2-2 në Francë. Jurgen Klopp iu përgjigj pyetjes nëse ka ende punë për të bërë, për të siguruar kualifikimin, duke thënë se këtë gjë nuk mund ta konfirmojë përpara kthimit me serbët, pas dy javëve.

“Unë nuk e di kush është i dyti, por kam dëgjuar se Napoli dhe PSG kanë barazuar 2-2, – tha trajneri gjerman për “BT Sport”. – Mund ta imagjinoj se ishte një ndeshje shumë e hapur në Paris. Do të jetë një rivalitet emocionues, sepse ky grup është i vështirë për të gjithë ne. Duhet të punojnë fort çdo ditë dhe shpresojmë se do të jemi gati për dy javë, kur të luajmë sfidën e kthimit me Cvena Zvezda”.

Mohamed Salah shënoi dy herë në “Anfield”, duke rrumbullakosur golin e tij të 50-të për klubin, por Klopp zgjodhi Xherdan Shaqirin, i cili kishte ndikimin e tij në dy gola, për t’i dhënë lëvdata të veçantë, pas një shfaqjeje të mrekullueshme. Përsëri, duke qeshur me emrin e Shaqirit, Klopp ka thënë:

“Shaq ishte i përfshirë në shumë gjëra të kësaj ndeshjeje. Ai ishte vendimtar. Në rastin e golit të parë, ai e fitoi topin dhe dha një pasim fantastik për Robbo (Andrew Robertson). Në golin e dytë, unë nuk e di se si e pasoi atë top për Mohamed, por ishte sërish Shaq. Ai është një futbollist me të vërtetë i këndshëm, që po na ndihmon në këto lojëra”.

Loading...