Skuadra e Liverpolit do të përballet me Crvena Zvezdën e Beogradit, në kuadrin e grupit “C” të Ligës së kampionëve europian. Në ndeshjen që do të zhvillohet në Beograd në qendër të vëmendjes do të jetë futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili sivjet kaloi nga Stoke te Liverpooli. Tifozët serb e mbajnë mend për festimin me shqiponjë të golit të tij për Zvicrën kundër Serbisë në botërorin e Rusisë (2-1). Për reprezentuesin e Zvicrës serbët që tani mendojnë ti bëjnë një pritje speciale. Ndërsa në anën tjetër edhe Shaqa do të jetë shumë i motivuar për ndeshjen në Beograd. /lajm

Loading...