Liverpooli shkatërroi Crvena Zvezdën në Anfield, në javën e tretë të grupit “C” në Ligën e kampionëve me rezultat 4-0.

Nga dy gola i shënuan Salah dhe Mane, një Firminho.

Shaqiri ishte titullar dhe asistoi të goli i parë i Salahut për 2-0, kurse njëherë provoi edhe vet nga largësia, por nuk ia doli të shënojë.

Në një moment as katër futbollistë serb nuk ia dolën ta ndalnin Xherdan Shaqirin, kurse kur e ndalnin ndëshkoheshin me kartonë të verdhë.

Ylli shqiptar sa herë që e pranonte topin vërshëllehej nga tifozët serb, ndërsa ai me lojë të shkëlqyshme ua mbylli gojën.

Loading...