Shaqiri në La Liga, ja cili klub e kërkon

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë e lidhur me Spanjën.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, përcjellë zeri.info.

Kjo e fundit shkruan se futbollisti kosovar ka përfunduar në shënjestër të Betis.

Sipas këtij mediumi, klubi nga Sevilla është i gatshëm t’i nisë bisedimet me Stoke Cityn për 26 vjeçarin.

Klubi nga La Liga e pëlqen teknikën e përfaqësuesit zviceran, i cili pritet të largohet nga Stoke nëse ky klub bie nga Premierliga. /Zëri/

Loading...