SHBA fillon eksportin e gazit në Evropë

Dërgesa e parë e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara mbërriti në Portugali, një zhvillim që mund të pengojnë dominimin e Rusisë në tregun evropian të gazit.

Çisterna amerikane Creole Spirit arriti të mërkurën herët në portin e Sines, në Portugali, me një ngarkesë nga kompania Cheniere Energjy me bazë në Hjuston të Teksasit.

Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe filluan zgjerimin e eksportit në tregjet jashtë vendit në fillim të këtij viti. Ndërsa kjo ishte ngarkesa e parë në Evropë, prodhuesit amerikanë kanë dërguar tashmë gaz në Argjentinë, Brazil dhe Indi.

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë mbyllur kanalet e zakonshme me të cilat Evropa merrte një të tretën e gazit të saj natyror, duke e lënë tregun e hapur për eksportuesit amerikanë. Firma Cheniere gjithashtu ka marrëveshje për dërgesa gazi në Francë dhe Britani në vitet e ardhshme.

Loading...