WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 12: A sign stand outside the U.S. State Department September 12, 2012 in Washington, DC. U.S. Ambassador to Libya J. Christopher Stevens and three other Americans were killed in an attack on the U.S. Consulate in Benghazi, Libya. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se është duke punuar për të bindur Turqinë, aleate në NATO, të blejë sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja dhe jo nga Rusia.

Tina Kaidanow, ushtruese e detyrës së ndihmëssekretarit të Shtetit për Çështje Politike-Ushtarake, tha se zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje t’i ofrojnë Turqisë sisteme Patriot.

Turqia ka tejkaluar sistemin Patriot dy herë gjatë procesit të përzgjedhjes, fillimisht duke zgjedhur një sistem kinez, pastaj duke u kthyer kah sistemi S-400 rus.

Drejtuesit e industrisë thanë se Turqia ka vlerësuar se blerja e Patriotëve kërkon më shumë transferime të teknologjisë dhe se Uashingtoni nuk është i gatshëm t’i ofrojë.

Por, ndihmëssekretari i Mbrojtjes, Kevin Fahey, tha se Uashingtoni po bën më shumë përpjekje për të adresuar kërkesat e Turqisë.

“Turqia ka qenë e interesuar në sistemin Patriot, andaj po punojmë në këtë drejtim”, tha ai.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s vazhdimisht i kanë thënë Ankarasë se sistemi rus i mbrojtjes raketore nuk mund të integrohet në sistemin ajror të NATO-s./REL

Loading...