SHBA-ja dërgon avionë të fuqishëm për stërvitje ushtarake pranë Koresë së Veriut

SHBA-ja do të dërgojë avionë luftarak të tipit F-22 “Raptor” në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në manovra të përbashkëta me ushtrinë koreano-jugore në një demostrim të ri të forcës përballë Phenianit, raportoi sot media koreano-jugore.

“Gjashtë prej këtyre avionëve me bazë në arkipelagun japonez të Okinavas do të dërgohen në Korenë e Jugut në kuadër të manovrave  ushtarake pesëditore të quajtura ‘Vigilant Ace’ dhe që do të fillojnë më 4 dhjetor”, sipas medias lokale.

Ushtria koreano-jugore dhe ajo amerikane nuk dhanë detaje dhe nuk i komentuan këto informacione./atsh/

Loading...