SHBA, Rihanna mbështet demokratët në zgjedhje

SHBA-Një tjetër yll i botës së spektaklit ka zbritur në fushë duke ftuar ndjekësit e saj të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet afatmesme, në mbështetje të demokratëve.

Rihhana, që ka rreth 65 milion fansa, ka ndjekur gjurmët e Taylor Swift, Chance the Rapper dhe John Legend.

“Mirë mëngjes Amerika, kush është zgjuar tani? Nuk më intereson çfarë punësh keni sot. Nuk ka përgjegjësi më të madhe se të kesh në kontroll të ardhmen tënde dhe e ardhmja jote fillon tani! ka shkruan ylli i muzikës në Instagram, duke i ftuar që të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre.

RiRi ka postuar edhe një listë me skadencën e regjistrimit në disa shtete. Ajo ka dhënë miratimin e saj për dy kandidatët e Tennesse, Phil Breseden për Senatin dhe Jim Cooper për Dhomën e deputetëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Loading...