SHBA sulmon Isis me predha të quajtura “Me dashuri nga Parisi”

Pas sulmeve terroriste në Paris, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një bashkëpunim të ngushtë me Francën kundër kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, Ashton Carter dhe homologu i tij Jean-Yves Le Drian pas një bisede telefonike, thanë se “do të merren masa konkrete për të fuqizuar bashkëpunimin e ngushtë”.

Ndërkohë dje, Franca nisi sulmet duke kryer 20 sulme ajrore në bastionin Raka në Siri.

Por ajo që vihet re tek predhat amerikane është shënimi: “From Paris With Love” (Me dashuri nga Parisi).

Sipas Bild, përshëndetjet në predha janë traditë për historinë ushtarake amerikane. Që nga Lufta e Dytë Botërore, viheshin gjithnjë shënime të tilla përshëndetëse.

bombabomba1

Loading...