SHBA-të tregojnë “muskujt”, 12 luftanije drejt Mesdheut (FOTO)

SHBA-ja po demonstron forcën ushtarake, duke zhvendosur 12 anije luftarake drejt Mesdheut.

Lëvizja është e ngjashme me atë të vitit 2003 kur u pushtua Iraku, po atëherë bëhej fjalë për vetëm 6 luftanije.

Tanimë bëhet fjalë për anijen gjigante bërthamore USS Harry S Truman, që mban 90 avionë dhe që shoqërohet nga një grup shkatërrues prej 5 kryqëzorësh dhe shkatërruesish.

Katër luftanije të tjera ndodhen tashmë në Mesdhe: Anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, së bashku me nëndetëset bërthamore, Georgia dhe John Warner.

Loading...