Vetëm një ditë pasi u konfirmua në detyrën si Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka udhëtuar drejt Brukselit, për të ndjekur punimet e samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me marrëveshjet ushtarake mes Rusisë dhe Turqisë, teksa ka kërkuar nga këta të fundit, të tërhiqen nga blerja e raketave ‘S-400’.

Në një takim me homologun turk, Pompeo ka shprehur shqetësimin për blerjen e raketave ruse tokë-ajër nga Ankaraja, duke argumentuar se nuk përputhen me kapacitetet mbrojtëse të NATO-s.

Gjithashtu, sekretari i Shtetit ka ngritur shqetësimin e Uashingtonit për burgimin e Pastorit amerikan Andreë Brunson, që ndodhet në një burg të Turqisë që prej dhjetorit të vitit 2016, si dhe për shtetas të tjerë amerikanë të arrestuar.

Ndërkohë disa senatorë amerikan kanë nisur diskutimet që Turqisë të mos i transferohen avionët F-35 për aq kohë sa do të blejë raketat ruse.

Loading...