Rajon-Botë

SHBA, vajza shpëton mrekullisht pasi përfundon poshtë trenit/FOTO

320008_1

Një 22 vjeçare Rikke Bukh, ra ditën e sotme në shinat e trenit, në stacionin që lidh Manhattanin me Bedford Avenue në Williamsburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

22 vjeçarja që studionte për drejtësi iu afrua platformës së stacionit të trenit më shumë seç duhej dhe përfundoi në shina. Treni fatmirësisht ndaloi pa e kapur Rikke-n dhe shpëtoi pa u shndërruar në tragjedi.
Vajza i mbijetoi rënies pasi qëndroi në mes të hekurudhës dhe murit të platformës së stacionit të trenit.

Pas 20 minutave ankthi poshtë trenit, studentja u nxor nga forcat e shpëtimit dhe u dërgua menjëherë në spitalin rajonal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top