Home Lajme Shçerbak: Vetëm vendimi i qytetarëve të Maqedonisë mund të kontribuojë në zgjidhjen...

Shçerbak: Vetëm vendimi i qytetarëve të Maqedonisë mund të kontribuojë në zgjidhjen e krizës

Federata ruse është e bindur se qytetarët në Maqedoni kanë histori të gjatë dhe kulturë të lartë dhe munden vetë të zgjedhin si dëshirojnë të jetojnë në shtetin e vet. Vetëm vendimi i qytetarëve të Maqedonisë mund të kontribuojë për zgjidhje afatgjate të krizës dhe kurrfarë vendimi i imponuar nga jashtë nuk mund të sigurojë shtet stabil dhe për këtë arsye vetë të zgjidhni për vete.

Këtë e deklaroi sot Oleg Shçerbak, ambasadori i Fedratës ruse në Republikën e Maqedonisë pas shënimit të Ditës së diplomacisë ruse në Manastir në pyetjen e gazetarëve nëse perëndimi përzihet në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë.

Ai theksoi se diplomacia ruse politikën e vet të jashtme e ndërton në themele të së drejtës ndërkombëtare, ndërkaq parim kyç i së drejtës ndërkombëtare është mospërzierja në punët e brendshme të shteteve të tjera.

Loading...