NATO-ja gjykoi sot se Turqia që ka filluar një ofensivë në veri të Sirisë kundër milicive kurde të akuzuara për terrorizëm, ka të drejtën që të mbrohet, por në mënyrë proporcionale dhe të matur.
“Turqia është një prej vendeve të NATO-s që ka vuajtur më shumë terrorizmin. Të gjitha kombet kanë të drejtën që të mbrohen, por kjo duhet të bëhet në mënyrë proporcionale dhe të matur”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një komunikatë.

“Turqia, fuqia e dytë ushtarake e NATO-s pas SHBA-së, njoftoi këtë javë aleatët në NATO mbi operacionin e saj në veri të Sirisë”, shtoi Stoltenberg, përcjell Atsh.

Deri tani, shefi i Aleancës së Atlantikut nuk ka reaguar për ofensivën ajrore dhe tokësore të filluar të shtunën nga Turqia kundër milicive kurde të Njësive për Mbrojtjen e Popullit në enklavën e Afrinit dhe që ka shkaktuar reagime për ulje të tensioneve nga ana e Uashingtonit, Parisit dhe Berlinit.

Loading...