Shefi i zyrës ruse në Kosovë: Asociacioni duhet të themelohet

Andrej Lisovoj, shef i Zyrës diplomatike ruse në Kosovë ka thënë se  bashkëpunimi mes komunave në Kosovë nuk duhet të politizohet.

Këtë deklaratë ai e bëri në konferencën ” Bashkëpunimi në mes të komunave”, e cila po mbahet në Mitrovicë.

“Mitrovica është portë hyrëse e Kosovës. Suksesi në Mitrovicë është sukses i Kosovës”, theksoi ai.

Zyrtari rus mes tjerash ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë duhet të themelohet sa më shpejt që është e mundur me mirëbesim në mes të palëve.

“Nuk është në rregull që katër vjet kanë kaluar dhe asgjë nuk është bërë në këtë aspekt, nuk është në rregull që asnjë serb nuk jeton në jug, çfarë bashkëpunimi është ky”, ka theksuar ai, njofton Klan Kosova.

Loading...