Shehapi: Për herë të parë dëgjoj për filmin e Ministrisë së Kulturës

Ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, ka reaguar në lidhje me filmin e fundit që është financuar nga Ministria e Kulturës, e që ka të bëjë me përshkrimin e luftës së vitit 2001 në Maqedoni.

Shehapi thotë se është habitur për këtë film dhe se është hera e parë që dëgjon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i habitur me këtë film. Personalisht për herë të parë dëgjoj për këtë film, ku ofendohen shqiptarët dhe vlerat e UÇK-së. Por dihet se si ka funksionuar ai sistem. Ka qenë një periudhë, kur shumë projekte janë fshehur nga shqiptarët dhe kjo ka qenë e mundur veçanërisht në subjektet e mëvetësishme, siç është Agjencia e Filmit, ku nuk kemi pasur qasje se çka dhe si punohet atje.Unë, personalisht, e dënoj këtë projekt filmik të kësaj agjencie dhe kërkoj urgjentisht që, ata që e kanë prodhuar dhe lejuar këtë projekt të përgjigjen. Ndërkaq, sa i përket filmit, ai patjetër të hiqet nga emetimi në publik”, thotë Shehapi.

Përndryshe, filmi i publikuar shkaktoi reagime të shumta tek opinioni shqiptar, ndërsa në të Ushtria Çlirimtare Kombëtare, identifikohej si terroriste dhe dhunuese e pleqve dhe grave.

Loading...