Maqedoni

Shekerinska: Ja çka po na thotë VMRO-ja për BDI-në (Video)

 

A po luan BDI lojë të dyfishtë? Është pyetja në të cilën është përgjigjur zv/kryetarje e LSDM-së Radmilla Shekerinska në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M. Shekerinska ka thënë se vetë njerëz të VMRO-DPMNE-së u thonë atyre të LSDM-së se BDI po zhvillon negociata paralele edhe me LSDM-në edhe me partinë e Gruevskit. “NUk dua të besoj se kjo është e saktë”, ka thënë Shekerniska, transmeton Gazeta Lajm.

Zv/kryetarja e LSDM-së ka thënë se çdo parti që është pjesë e shumicës prej 67 deputetëve, është e vetëdijshme se nëse luan lojëra të tilla të dyfishta, do të dënohet nga elektorati.

To Top