Në këtë periudhë jemi të fokusuar në planin A, dhe kjo është gjetja e zgjidhjes, gjetja e mundësisë që t`i nisim bisedimet me Bashkimin Evropian dhe të sigurojmë ftesën për në NATO. Vlerësojmë se në këtë fazë diskutimet në temën plani B mund që të japin porosi të gabuar se Maqedonia është e përgatitur që të kënaqet edhe me diçka tjetër.

Këtë gjë e theksoi zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmila Shekerinska sot në brifingun për gazetarët, transmeton Almakos.

“Kuptohet se të gjitha analizat jemi duke i bërë, megjithatë fokusi duhet që të jetë për t`i zgjidhur dhe jo shtyrë problemet”, shtoi Shekerinska./Almakos/

Loading...