Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në mbrojtje, i cili edhe më tej do të zhvillohet, për shkak se kjo është racionale, pragmatike dhe logjike për të dy vendet, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi Predrag Boshkoviq, në Qendrën për trajnim të pilotëve ushtarak.

Ministri Boshkoviq ndodhet për vizitë tek ushtarët malazezë në Maqedoni.

“Bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi midis aleatëve, ndërsa posaçërisht në kuadër të NATO-s është një plus për çdo shtet. Kështu, Maqedonia përfitoi nga mundësia që një pjesë e ushtarëve dhe oficerëve tanë të fitojnë trajnime të specializuara në Mal të Zi. Për këtë arsye Akademia jonë Ushtarake përfiton nga mundësia që kadetë nga Mali i Zi t’i shfrytëzojnë shërbimet e Akademisë Ushtarake dhe bashkëpunimi ynë dhe në Qendrën për pilotë, por edhe bashkëpunimi në trajnimin real të aviacionit është i dobishëm edhe për shtetin tonë edhe për Malin e Zi”, theksoi Shekerinska dhe shtoi se kjo është një nga parimet e NATO-s që të ndahen kapacitetet dhe të mos dyfishohen resurset.

Shekerinska informoi se me ministrin Boshkoviq kanë këmbyer informata për më shumë çështje.

“Përvoja të cilën e ka Mali i Zi është motiv dhe inspirim se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se vendet si Maqedonia dhe Mali i Zi edhe krahas të gjitha sfidave mund të kenë sukses në atë që është planifikuar”, theksoi ministrja Shekerinska.

Ajo u falënderua për mbështetjen nga Mali i Zi në vigjilje të Samitit të NATO-s i cili, sipas saj, ishte moment historik për Maqedoninë, për shkak se siç tha, marrjen e ftesës për në NATO e prisnim 10 vite.

Ministri Boshkoviq tha se Mali i Zi ka marrëdhënie shumë të mira bilaterale me Maqedoninë si me asnjë shtet tjetër në rajon dhe botë dhe informoi se pasi Mali i Zi vitin e kaluar hyri në Aleancë me aleancën më të fuqishme ushtarake në botë dhe se benefitet nga kjo janë të shumëfishta.

“Rajoni tregoi se i vetëm vështirë mund të luftohet me shumë raste rrënjësore historike dhe me shumë jostabilitet të ndryshëm dhe me rreziqet me të cilat para pak kohësh u ballafaqua. Rajoni, para së gjithash, duhet t’i kushtojë zhvillimit ekonomik dhe realizimit të jetës më të mirë për çdo qytetar të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa që t’i përkushtohet kësaj, para së gjithash, duhet të jetë i sigurt me respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa kjo vetëm për momentin është mundësuar me anëtarësimin e të gjithë shteteve në Aleancë”, theksoi Boshkoviq.

Shtoi se pikërisht për shkak të kësaj që Mali i Zi është konspiratori më i madh për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Boshkoviq porositi se vitin e fundit, pasi Mali i Zi u anëtarësua në Aleancë, ka benefite të rëndësishme në ekonomi, nga tensione politike tërësisht të zvogëluara deri në rritje ekonomike.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ministrja Shekerinska tha se për shkak të problemeve të trashëguara me uniformat solemne, që disa herë janë promovuar dhe për momentin një pjesë po qëndrojnë nëpër depo, Ministria do t’i rikompletojë dhe do t’i vendosë në funksion.

“Fokusi kyç i Ministrisë dhe Armatës është uniforma e terrenit. Ne sivjet i siguruam të hollat në Buxhet, e publikuam tenderin, por për fat të keq, vetëm një kompani kishte ofertë e cila i përmbushte të gjithë kriteret, por të hollat të cilat i kërkuan ishin më të larta seç janë planifikuar”, theksoi Shekerinska dhe shtoi se po përsëritet tenderi dhe se pritet që më 4 shtator të hapen ofertat e mbërritura, ndërsa deri në fund të vitit kjo pjesë e furnizimit të përfundojë.

Duke iu përgjigjur pyetjes çka nëse Maqedonia nuk hyn në NATO, ministri Boshkoviq tha se çfarëdo që të ndodhë rajoni mund të shikohet si rast i izoluar, për shkak se jemi të lidhur dhe jostabiliteti në Maqedoni gjithsesi se do të ndjehej në Mal të Zi, Kosovë, Serbi. Gjithsesi se kjo vlen edhe për BeH-së, Shqipërinë dhe shtete të tjera.

“Jam i sigurt se Qeveria në Shkup mirë i ka vlerësuar të gjitha mundësitë dhe potencialet se referendumi i cili është i caktuar për më 30 shtator do të ketë sukses dhe se shumë shpejtë do ta kemi Maqedoninë në kapacitet të plotë si anëtare e plotfuqishme në NATO. Është e rëndësishme se Maqedonia shumë përpara Malit të Zi e kaloi këtë rrugë reformuese, ndërsa në vitin 2009 e përfundoi pjesën e parë të këtyre reformave dhe të mos ishte vetoja e Greqisë sigurt që sot do të bisedonim për Maqedoninë si anëtare e plotfuqishme e NATO-s”, theksoi Boshkoviq.

Loading...