Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, ka bërë bujë të madhe me thjeshtësinë e tij, duke qenë shembull për të gjithë.
Ai është ulur në trotuar, duke mbajtur shënime, gjatë pauzës në punimet të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Berset duket se është përqendruar më shumë tek shënimet me rëndësi sesa mënyra se ku është ulur.
Veprimi i tij ka bërë bujë të madhe, edhe në mediat ndërkombëtare, derisa ka treguar thjeshtësinë, edhe pse është president i një nga shteteve më të fuqishme në Evropë.

Loading...