Gjermania dy dekadat e fundit e mbrojti zyrtarisht pakicën gjermane në Rusi e Rumani, duke i dhënë çdo gjermani atje shtetësinë, por edhe ndihma financiare dhe strehim të plotë në Gjermani, kurdo që ato do të dëshironin, kurse në, rreth 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë, kemi mbetur në mëshirën e Zotit; as Shqipëria (e cila e ka detyrim kushtetues), por as Kosova, për të cilën shqiptarët e Maqedonisë janë derxhur burgjeve dhe e kanë dhënë jetën, njëherë nuk na dolën në mbrojtje, madje edhe nuk na përmendin fare, sikur ne të mos ekzistojmë… në mos mund të na mbronin, të paktën, ta thoshin zyrtarisht një fjalë mbështetëse në këtë situatë buzë greminës, në të cilën ndodhemi si shqiptarë dhe si pjesë e trungut të deritanishëm të përbashkët…/Arbër Çeliku

Loading...