Shën Valentini në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni

Liljana Çerri

Trendafila të bukur me ngjyra të ndryshme nga vende të ndryshme bërtiste me zë te cjerre shitësi. Cudi se si trendafilat hyjne e dalin nuk merren me kombesite e tyre nuk kerkojnë hapsira e territore. Ndërsa njerezit vdiqën për territore për hapsira për prona e pasuri vetijake e shtetërore. Dashuria nuk ka kombësi ama në kombe të ndryshme shfaqet ndryshe. Kemi Ballkanin shembullin me të bukur ku dashuria mbeshtetet ndryshe. Si psh me jep ca kilometra toke ose det dhe tët jap leje për të hyre në BE. Po kujt i duhet BE dhe për cfarë kur ti as kuptimin më të vogel nuk dallon dot kuptimin mbi DASHURINË. Dashuri si në kohën e kolerës ka në Ballkan dhe akoma ka cmim e shkreta. Çmimi që paguan trekëndëshi SHQIPËRIA – KOSOVA – MAQEDONIA është shumë i madh me trendafila të kuq e petale plot gjemba me aromë helmuese për brezat që do vijnë dhe pamje turpëruese për ata që kane ikur. Uroni njëri tjetrin me gjërë sesa duhet dhe më gjatë se mendja e cdokujt dhe pasi të kemi marr shpërblimin e këtij urimi uluni para të dashurës/it tuaj dhe urojeni personalisht. Sakrifica është më e madhe se dy veta është më sublime se një familje bëhet me madhështore për një komb. Mbroni trendafilat me rrënjë mijëra vjecare vaditini me lotët e një kombi të shfrytëzuar e coptuar që kur të rritet tju dhuroj aromë krenarie dhe force në këtë Ballkan të mbushur me ferra e driza të egër. Gezuar DASHURI dhe lufto pak për ne meqë vetë ajo pjesë e trurit nuk na funksionon.

Loading...