Shënohet 90-vjetori i Muzeut Natyror-Shkencor të Maqedonisë

Muzeu Natyror-Shkencor i Maqedonisë sot shënon 90-vjetorin e ekzistimit të tij.
Me këtë rast në mjediset e Muzeut në seancë solemne do të flasë drejtori i Muzeut Ivica Zarkado, ndërsa është paraparë edhe fjalim i ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska. Jubileun do ta përshëndesin edhe shkencëtarë eminentë dhe nëpunës muzeorë nga bota.

Në kuadër të jubileut do të hapet edhe një ekspozitë për jetën dhe veprën e themeluesit të Muzeut Stanko Karaman.

Loading...