Me rastin e festave të nëntorit dhe 50 vjetorit të vdekjes së Fan Nolit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizon tribunën shkencore me temë “Fan S.Noli – figurë emblematike për shqipen dhe shqiptarët”. Në këtë tribunë, me kontributet e tyre shkencore do të marrin pjesë studiues të njohur të veprës së Nolit.

Mysafir special do të jetë prijësi i Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, me seli në Elbasan, At Nikollë Marku, njëri nga pasuesit e
frymës kombëtare të Nolit. Tribuna zhvillohet më 20 nëntor 2015, e premte, prej ora 13:00, në sallën e ITSHKSH-së

 

Loading...