Për bashkëpunim më të madh mes kompanive vendase dhe të huaja, nevojitet një aktivitet më i madh marketingu i kompanive në vend. Këshilli i investimeve të huaja beson se këtë vit ka përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet e biznesit mes biznesmenëve nga Maqedonia dhe investitorëve të huaj. Për një shërbim më të mirë dhe më cilësor, kompanive nga vendi u nevojitet standardizim i produkteve që ua ofrojnë investitorëve të huaj. Investitorët e huaj janë duke i inkurajuar firmat e brendshme që të trokasin në dyert e tyre dhe të ofrojnë bashkëpunim.

Çdo kompani ka furnizues të certifikuar dhe nëse doni të bëheni furnizues i një kompanie të huaj ju duhet të jeni të certifikuar. Çdo kompani, dhe sidomos investitorët e huaj, kanë standarde të cilësisë që duhet t’u garantohen konsumatorëve. Dhe me këtë duhet ta siguroni atë cilësi në të gjithë ato furnizime”- u shpreh Shtefan Peter , kryetarë i këshillit të investitorëve të huaj.

Alsat

Loading...