Shërbimet hotelierike në qershor pa ndryshime në krahasim me majin

Çmimet e shërbimeve hotelierike në qershor të këtij viti nuk shënojnë ndryshime në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa në krahasim me muajin qershor të vitit të kaluar ka rritje prej 1,6 për qind, njoftoi Enti Shtetëror Statistikor.
Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – qershor 2018, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar, është rritur për 1,6 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit 2017 është rritur për një për qind.

 

Loading...