Sherr i madh në mbledhjen e kryesisë qendrore të BDI-së, Grubi akuzohet për dështim

Sot pasdite ka mbajtur mbledhje kryesia e ngushtë e BDI-së lidhur me zhvillimet e fundit në negociatat mes katër partive politike në Përzhinë. Burime partiake ekskluzivisht për gazetën Lajm thonë se mbledhja e udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Abdilaqim Ademi ka dështuar për shkak të kaosit që është shkaktuar nga revolta e kryetarëve të degëve partiake. Revolta ka shpërthyer në momentin kur anëtarët e kryesisë së zgjeruar janë njoftuar lidhur me detajet e marrëveshjes së re që është arritur. “Kryetarët e të gjitha degëve partiake kanë kundërshtuar disa pjesë skandaloze të kësaj marrëveshje, duke vlerësuar se ajo është e dëmshme edhe për BDI-në edhe për shqiptarët. Në fokus të akuzave ishte Artan Grubi i cili u akuzua se ka dështuar në këtëlo negociata dhe nuk ka arritur të mbrojë interesin e votuesve të BDI-së”, deklaruan për Lajm burime partiake.

Loading...