Sherr në familje, të shtëna me armë brenda në banesë

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë në një familje.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrë Klos, në Mat. Policia thotë se kishte marrë informacione se po ndodhte një krim në familje dhe kishte shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas policisë, në banesën e shtetasit Ari Hoxha, ka shkuar shtetasi B.O, me qëllim sqarimin e një konflikti midis shtetasit Ari Hoxha dhe bashkëjetueses së tij, shtetases E.N. Shtetasit e mësipërm kanë debatuar me njëri- tjetrin dhe brenda në banesë shtetasi B.O, ka kanosur duke qëlluar një herë me armë zjarri, dhe është larguar, sapo ka parë policinë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur, ndërsa policia vuri në pranga shtetasin Ari Hoxha, 30 vjeç, banues në fshatin Mishter, Klos, (i dënuar më parë), pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij E.N, 16 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje”. Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi B.O, 41 vjeç, banues në Laç, i afërm i shtetases E.N.

Loading...