Nderimi i të rënëve për Atdheun në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet ditën e sotme është shoqëruar nga një episod i shëmtuar.

Pasi veteranët mbajtën fjalën e tyre duke shoqëruar me thirrjet “Partia Komuniste, Partia Komuniste” si dhe parakalimin me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha, gjendja u tensionua.

Pas përleshjes me shkopinj të disa të pranishmëve që i cilësonin “Turp” thirrjet për Enver Hoxhën nga ana e veteranëve, ata kanë shkuar të heqin buqetat dhe kurorat me lule të vendosura pak më herët nga krerët e shtetit.

Deri tani në homazhe morën pjesë Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Partia Demokratike pritet të vijë më vonë.

Loading...