Kulturë

Shfaqet filmi i krijuar nga fëmijët shqiptarë në Zvicër

20170417131913736600

Këta ishin në mbikëqyrje të regjisorit Timo de Gento dhe producentit Giacun Gaduff, që të dy të nominuar për Oscar.

Në Bazel të Zvicrës po mbahet “Movie Camp 2017”, ku janë prezantuar dhjetë filma të metrazhit të shkurtë, njofton albinfo.ch.
Në mesin e dhjetë filmave të shtunën është dhënë edhe premiera e filmit “Der Zauberer Dieb”, skenarin e të cilit e ka shkruar Floard Brajshori, kurse aktruan edhe Floard Brajshori, Suzana Brajshori dhe Elsa Sebaidini.

Këta ishin në mbikëqyrje të regjisorit Timo de Gento dhe producentit Giacun Gaduff, që të dy të nominuar për Oscar.

Tashmë edhe gjeneratat e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Zvicër kanë filluar të plasojnë idetë dhe filmat e tyre në kinematografinë zvicerane, si dhe në të ardhmen pritet që këta të rinj të marrin pjesë edhe në filma tjerë.

Ky kamp po mbahet në Bazel, ku gjatë një jave prodhohen filma. Njëri prej filmave ka qenë prodhim shqiptar me ide nga Floardi, i cili e ka bërë skenarin dhe ka luajtur rolin kryesor. Filmi është prodhuar nga fëmijët dhe mbikëqyrur nga regjisori i cili është i nominuar për Oscar dhe ka hyrë në mesin e pesë më të mirëve./KultPlus.com

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top