Shfaqja “Kur hana del” me autor Ag Apolloni dhe në regji të Ben Apollonit, e realizuar në Teatrin e Ferizajt “Adriana Abdullahu”, sot ka nisur siparin e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Lufta e vitit 1999, e shndërruar në vepër arti, në skenën e Teatrit të Tetovës erdhi me lojën e Ali Krasniqit, Edona Berisha Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevsi, Sherif Bega, Mevlan Saraqi, Gresë Gashi dhe Ekrem Jakupi.

Asistent regjie – Fata Hyseni, skenografia – Lebibe Topalli dhe kostumografia – Pranvera Sulejmani.

Loading...