Shfaqja nga Kumanova fituese e festivalit në Dibër, ja emrat e fituesve tjerë!

Edicioni i 14 i Festivalit të Teatrove shqiptare në Dibër, që ka filluar më 16 tetor, përfundoi mbrëmë me shpalljendhe dorëzimin e çmimeve të festivalit për perfmansat më të mira gjatë 6 ditëve të festivalit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë festival kanë mafrrë pjesë Teatri shqiptar nga Kumanova me shfaqjen “Bouncers” të autorit John Godberg, në regji të Qazmedin Nuredinit; Teatri shqiptar nga Tetova mepjesën e Alan Ayckbourn, “Kuzhinat”, në regji të Ilir Bokshit; Koprodukcioni Tiranë-Prishtinë, me “Audiencën” e Vacllav Havelit, në regji të Afrim Kasapollit, Teatri i Preshevës me “Emigrantët” e Slavomir Mrozhekut, në regji të Afeida Boriçit, Teatri Kombëtar nga Prishtina me pjesën “Gishti” të autores Doruntina Basha në regji të Erson Zymberit dhe në natën përmbyllëse të festivalit dhe dorëzimit të çmimeve, para publikut artëdashës dibran, perfomuan anëtarët e Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës.

Juria profesionale e festivalit në përbërje: prof.Dr.Nebi Islami nga Prishtina, prof.Dr. Milto ëKutali nga Tirana dhe artisti Pajazit Murtishi nga Maqedonia, kanë bërë vlerësimin e shfaqjeve dhe të aktorëve dhe sipas fjalëve të prof.Dr. Milto Kutalit, duke dhënë vlerësimin meritor, kanë ndarë  këto çmime:

Çmimi për aktor më i mirë i festivalit, Afrim Kasapolli

Çmimi për aktor më i mirë joprotagonist, Adrian Aziri

Çmimi për aktore më e mirë, Irena Tahani

Çmimi për aktore më e mirë joprotagoniste, Sabina Memishi

Çmimi inkurajues për regji më të mirë, Afeida Boriçi

Çmimi për shfaje më të mirë iu nda shfaqjes “Bouncers” të Teatrit shqiptar nga Kumanova, në regji të Qazmedin Nuredinit.

Çmimet e lartëpërmendura në skenë i dorëzuan personalitetet e njohura të fushave të ndryshme të veprimtarive shoqëroro-politike si dhe kryetari i komunës së Peshkopisë nga Shqipëria, Nuhi Xhelili, ndërsa çmimin për shfaqjen më të mirë e dorëzoi kryetari i komunës së Dibrës, Mr.Ruzhdi Lata me një fjalë rasti në përmbyllje.

Drejtori i Festivalit të Teatrove shqiptare në Dibër, Ylber Nuredini, duke shpallur të mbyllur edicionin e festivalit të 14 të teatrove, faleminderoi sponsorët që ndihmuanpër realizimin e festivalit dhe potencoi se vitin e ardhshëm do të jetë festivali i 15 jubilar.

Loading...