Më 7 qershor, në hapsirat e Teatrit Kombëtar, do të mbahet një konferencë për Media, ku prezent do të jenë, pos regjisorit Manojloviq e Jeton Neziraj, edhe aktorët: Uliks Fehmiu, Anita Mançiq, Mensur Safqiu, Tristan Halilaj, Jovana Gavriloviq e Milica Janevski

Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga Uilliam Shekspiri, në regji të Predrag Miki Manojlloviq, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, më datë 7 dhe 8 qershor, nga ora 20:00, thuhet në njoftimin e organizatorëve mbi këtë shfaqje që tashmë është prezantuar në Beograd, Prishtinë, dhe në vende të tjera të rajonit.

Po sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se fillimisht më 7 qershor, në hapsirat e Teatrit Kombëtar, do të mbahet një konferencë për Media, ku prezent do të jenë, pos regjisorit Manojloviq e Jeton Neziraj, edhe aktorët: Uliks Fehmiu, Anita Mançiq, Mensur Safqiu, Tristan Halilaj, Jovana Gavriloviq e Milica Janevski.

Me datë 8 qershor, nga ora 11:30, në Center for Openness and Dialog (COD) do të shfaqet filmi dokumentar “An Equation Ëith One Unknoën” mbi realizimin e Rome dhe Xhulietës si dhe do të diskutohet mbi filmin dhe mbi projektin e shfaqjes.
Në shfaqje luajn aktorët e mirënjohur: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq.

Skenograf i shfaqjesështë: Branko Hojnik, kostumografe: Zora Mojsiloviq, koreografe: Sonja Vukiceviq, kompozitor: Vladimir Pejkoviq, dramaturge: Olga Dimitrijeviq. Producent ekzekutiv: Milica Miliq, bashkproducent: Jeton Neziraj.
Prezentimi i kësaj shfaqjeje në Tiranë është mundësuar nga: Regional Cooperation Council- Sarajevë, Ministria e Kulturës – Tiranë, Open Society Foundation – Tiranë, në bashkëpunim me: Teatrin Kombëtar – Tiranë, Center for Openness and Dialog (COD) – Tiranë, Integration Ëorkshop – Beograd dhe Qendra Multimedia – Prishtinë.
“Romeo e Xhulieta” ka pasur premierën në prill 2015, në Teatrin Kombëtar në Beograd, për t’u pasuar pastaj me premierën Kosovare, në maj 2015, në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Repriza të tjera jan dhënë pastaj edhe në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd./trasmeton Lajm.

Loading...