Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përshëndet vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për rastin “Selmani dhe të tjerët kundër Republikës së Maqedonisë”, lidhur me ngjarjet e 24 Dhjetorit të viti 2012 kur gazetarët dhunshëm qenë dëbuar nga galeria e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

“Vendimi i Gjykatës Evropiane konstaton shkeljen e dy të drejtave të garantuara me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut edhe atë: Të drejtën e lirisë së fjalës i nenit 10 dhe e drejta për gjykim të drejtë i nenit 6 të Konventës. Ky vendim është i pari i Gjykatës Evropiane ku konstatohet shkelja e lirisë së fjalës dhe është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe sundimin e të drejtës në Maqedoni. Njëkohësisht, vendimi është edhe fitore e Shoqatës së Gazetarëve, e cila dëshmoi se beteja për drejtësi nuk duhet të pushojë kurrë. Drejtësia vonon, por nuk harron! vendimet e këtij lloji kontribuojnë që në Maqedoni të krijohet kulturë juridike dhe të afirmohet respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ajo është edhe dëshmi se institucionet e vendit dështuan në plotësimin e detyrimeve të tyre themelore për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

 

Loading...