Kulturë

Shija Shqiptare vazhdon të thyej kufijt, sonte prezantohet në Gjermani

shija

 

Katër muaj pas suksesit të arritur në restorantin La Perla në Grac të Austrisë, projekti Shija Shqiptare sonte prezantohet në Gjermani, adresë e radhës e këtij projekti është restoranti Aura në qytetin Aach-Linz, pronar i të cilit është binzmeni i njohur nga Çegrani i Gostivarit, Qebir Billi Bajrami.

Kampionët e kuzhinës Faruk Neziri nga Maqedonia, Sokol Prenga nga Shqipëria, Përparim Babalija nga Kosova, si dhe pastiçeri i njohur Naser Gashi që punon në Paris, janë bërë sërish bashkë për të sjellë Shijen Shqiptare para adhuruesve të specialitetetev kulinarike shqiptare në Gjermani.  Ata po  sjellin një dizajn dhe sharm të ri Kuzhinës shqiptare, duke bë përpjekje që ta nxjerrin nga korniza kombëtare, në nivel botëror.

“Pas suksesit që patëm më 29 janar në restorantin La Perla, tani gjendemi në Gjermani.

Qëllimi është që të vazhdojë dhe të jetë jetëgjatë Shija Shqiptare. Menuja është me gjashtë porcione, me çmim 200 euro. Jemi të kënaqur sepse shija shqiptare ka ngjallur interesim të madh dhe rezervimet janë bërë para një muaji. Kjo tregon se Shija Shqiptare po pritet mirë gjithandej ku ka shqiptarë”, deklaroi për Gazetën lajm, kampioni I kuzhinës faruk Neziri.

Vend qëndror në këtë darkë që shtrohet sonte (4 qershor), do të ketë receta kumanovare e përgatitjes së mishit të viçit. Këtë specialitet e sjell Faruk Neziri, duke e kombinuar me specialitete tjera nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.

“Pas konsultimeve disa mujore, kemi caktuar një menu, unë Faruku,  Përparimi, Naseri dhe pronari i restorantit Billi që ka recetën e vetë. Kemi krijuar një menu me specialitete nga mbarë trojet shqiptare. Faruku sjell një specialitet të gatimit të mishit nga Kumanova, unë kam sjellur gjath dhe kaçkavall nga Shqipëria, vaj ulliri, safranin e Shqipërisë e tjerë”, thotë kampioni I kuzhinës nga Shqipëria, Sokol Prengaj.

 

Pronari I restorantit Aura, Qebir Bajrami, nuk e fsheh kënaqësinë që sonte në lokalin e tij do të performojnë yjet e kulinarisë shqiptare.

“Jam shumë I kënaqur që në restorantin tim janë mbledhur shefat më të famshëm shqiptarë të kuzhinave, Faruk Neziri, Sokol Prenga, Naser Gashi nga Kosova. Na mungon Përparim Babalija I cili nuk mund të vijë këtu, por gjithsesi se do të servohet edhe një specialitet i përgatitur prej tij:, thotë Bajrami.

Që në fillimin e saj, shija shqiptare po realizon me sukses misionin bazë për ndërkombëtarizim të kuzhinës shqiptare, sepse ajo po ngjall interesim gjithnjë e më të madh të mediumeve ndërkombëatre. “Sonte do të kemi mysafir edhe disa gazetarë ndërkombëtarë, që punojnë në Gjermani, të shoqëruar me ekipe kameramanësh. Kjo tregon se Shija Shqiptare do të prmovohet edhe në plan ndërkombëtar”, thekson pronari I restorantit Aura, Qebir Bajrami.

Një darkë nuk mundet të jetë e kompletuar pa një desert të qëlluar. Për këtë sonte do të kujdeset pastiçeri i njohur Naser Gashi, ëmbëlsirat e të cilit tani një kohë të gjatë mahnisin qytetarët e Parisit.

“Edhe unë dua të jap një pikë kontributi për Shijen Shqiptare. Shpresoj se kjo do të jetë e suksesshme njësoj si darka e parë në restorantin La Perla në Grac”, thotë Gashi.

To Top