Kosovë-Shqipëri

SHIK-u organizatë kriminale, Kadri Veseli prapa grilave

auto__DSC27201505233565

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” deputeti më i zëshëm nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka shpalosur si asnjëherë më parë se Kadri Veselin dëshiron ta sheh prapa grilave për shkak të dëmeve që i ka bërë Kosovës. Molliqaj po ashtu ka thënë se vetëvendosje do të kërkoj krijimin e një komisioni hetimor për punën e SHIK-ut dhe veprimtarinë e kësaj organizate kriminale siç e quan ai. Deputeti nga vetëvendosje po ashtu ka thënë se Kadri Veseli ka udhëheq një organizatë kriminale e cila e ka terrorizu shoqërinë e Kosovës në forma të ndryshme shantazhe, vrasje, kërcënime, plaçkitje dhe Veseli i ka parapri kësaj organizate.

Bota sot: Si e vlerësoni Qeverinë e sapo formuar në krye më Ramush Haradinaj?

Dardan Molliqaj: Kjo qeveri është rezultat i një procesi të gjatë të zhvillimeve në Kosovë, besoj që nisja e kësaj lloj qeverie është diku janar ose shkurt të 2016-ës atëherë kur edhe kishim një takim ne bashkë më pjesën tjetër të opozitës që ishte AAK dhe Nisma ku ndarja e madhe që ndodhi mes vetëvendosjes dhe këtyre dy subjekteve ishte partneri i ardhshëm qeverisës i mundshëm pas zgjedhjeve që u mbajtën më 11 qershor ku AAK dhe Nisma e në veçanti AAK këmbëngulte që partner ta kenë PDK-në dhe ne ishim kundër dhe aty u ndan rrugët tona. Cdo gjë prej atij momenti ka ardh drejt këtij ndërtimi të koalicioni i PAN-it që unë e quaj koalicion i krimit, edhe pastaj nuk kishte si ndryshe që ky koalicion të ec tutje drejt ndërtimit të institucioneve përveç rrugëve jo politike për mendimin tim dhe nganjëherë edhe kriminale duke shantazhuar dhe blerë deputetë dhe duke kërcënuar forca të caktuara politike, dhe kemi një qeveri e cila është qeveria me e dobët që njëherë ka pas Kosova në të gjitha drejtimet edhe për nga përbërja e kabinetit edhe nga numri i deputeteve që e kanë mbështetur edhe për nga programi edhe synimet që i ka. Një prej shumë probleme që i ndodh kësaj qeverie është varësia absolute prej Beogradit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top