Policia e shtetit publikoi videon e aksionit të arrestimit të tre personave që mbanin peng, për 10 mijë euro, një shtetas në Shkodër. Kater persona të tjerë janë shpallur në kërkim ka thënë policia. Burimet zyrtare të policisë kanë thënë se shtetasi i dëmtuar mbahej peng prej gjashtë ditësh.

Deklarata e policisë:

Më datë 27.11.2015, rreth orës 18.30, si rezultat i nje operacioni te mirorganizuar nga D.P.V.Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin F.N.SH.Shkodër, në fshatin Plan, Pult të zonës Dukagjin, Shkodër, është bërë e mundur lirimi i pengut S.K i cili mbahej peng që më datën 21.11.2015, si dhe u bë kapja dhe arrestimi i autoreve të dyshuar të pengëmarrjes, dhe konkretisht shtetasit;

Tomë Shkepa, 32 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malesi e Madhe; Lek Shkepa, 36 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe; Kolë Dushku, 22 vjeç, banues në fshatin “Plan­Gjuraj”Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve: P. Dushku., 35 vjeç, ­P. Dushku, 20 vjeç, ­L.Vala, 20 vjeç, ­F. Vala, 21 vjeç, banues ne fshatin Gjuraj, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në funksion të procedimit penal nr.329, viti 2015 rregjistruar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pasi:

Më datë 21.11.2015, në bashkëpunim me njëri­tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, shtetasit S.K dhe A.K, ku më pas shtetasin A.K e kanë lëne të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij të cilin e kanë mbajtur peng në fshatin ”Plan”,Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dëri në mbrëmjen e datës 27.11.2015, i cili u lirua pas operacionit të policisë. Operacioni për lirimin e pengut u zhvillua në një terren të thyer malor dhe me dëbore ku në momentin e lirimit të pengut, pengëmarresit kanë shkëmbyer zjarr dhe duke përfituar nga terreni i veshtirë dhe kushtet e vështira klimateriake disa nga pengëmarresit kanë arritur të largohen, duke ju fshehur forcave të policisë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Gjatë kqyrjes së vendit të gjarjes u gjetën 15 gezhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa. Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasëve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët . Materialet i kaluan për veprime të metëjshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprën penale të “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 109 – 25 te Kodit Penal, thuhet në deklaratën e Policisë.

 

Loading...