Shikoni sa i ndotur është fshati i ministrit të ekologjisë në Tetovë

Pas ndotjes vdekjeprurëse që ia ka shkaktuar qytetit të Tetovës, ministri i Ndotje së Ambientit Jetësor – Nurhan Izairi i BDI-së, sikur të mos i mjaftonte kjo, ka vendosur që ta shndërrojë në deponi edhe fshatin e tij, Pallçishtin.

Lëvizja BESA – Bogovinë duke e parë se si Komuna e Bogovinës për çdo ditë po bëhet një deponi e madhe nga mbeturinat e hedhura gjithandej dhe vend e pa vend nëpër shtratin e lumit në Pallçisht, nuk mund të mos e shtrojë pyetjen se a deri këtu ka arritur mazohizmi i këtij ministri, që nuk e ka as dertin e frymës së tij? A ka ky njeri fare ndërgjegje që e lejon edhe vetveten dhe familjen e tij të jetojë ndërmjet mbeturinave dhe si mund të jetë ai kaq indiferent pranë kësaj dukurie?

“Nisur nga kjo, Lëvizja BESA me keqardhje konstaton se këta përfaqësues të BDI-së në pushtet janë në gjendje t’i rrënojnë të gjitha parashikimet. Njeriu mund të mendojë se ata janë vetëm kundër popullit të tyre, por se janë edhe kundër vetvetes së tyre deri në këtë masë, kjo është për t’u befasuar”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Loading...