Shikoni si i thehet ministrit karrigia në Kuvend? (VIDEO)

Kuvendi është kthyer në një shesh beteje, ku nuk mungojnë akuzat e ndërsjellta. Por një situatë qesharake është krijuar sot në Parlament, ndërsa karrigia e ministrit Tahiri është prishur.

Në momentin kur deputeti ArbenRistani po mbante fjalën e tij, është dëgjuar zhurma e thyerjes së karriges. Ky incident solli mjaft të qeshura, ndërsa opozita e shfrytëzoi për kauzën e saj të denoncimit të ministrit të Brendshëm, si njeriu i lidhur me krimin.

“I rëndon pesha e krimit”, tha Ristani duke qeshur. Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë: “Zgjidhja nuk është kodi i etikës, por që të gjithë këta njerëz të ngrihen në këmbë dhe këta karrigethyer ti përmbysim sa më parë të jetë e mundur”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=c6nb8JvVCVo&w=520&h=350]
Loading...