Shikoni videon se si ushtarët e UÇK-së e vrasin një maqedonas! (Video)

Ushtarët e UÇK-së sulmojnë një autobus me maqedonas. Video më poshtë tregon se pasi i kërcënojnë dhe ofendojnë si “kaurë” dhe “stokë”, ushtarët e UÇK-së i nxjerrin jashtë maqedonasit, kurse njërin prej tyre e vrasin.
Kuptohet këto nuk janë skena reale nga viti 2001, por skenat e një filmi maqedonas të financuar me para të buxhetit shtetëror në kohën e qeverisjes VMRO-BDI.

Meqë kanë ndarë para shtetërore për skenarin e këtij filmi, ku shqiptarët paraqiten si varës ordinerë dhe si terroristë, si duket filmi pasqyron perceptimin e VMRO-së dhe BDI-së për ushtarët e UÇK-së.

Aq më tepër, përmbajtja e filmit dhe titulli i tij “Tallja me Krishtin” pretendon edhe prezencën e radikalizmit fetar te shqiptarët kundrejt maqedonasve edhe pse realiteti tregon të kundërtën.

Më poshtë e keni një promo-video të shkurtë të këtij filmi, që daton nga koha kur BDI ishte jo-reformatore. Ju urojmë shikim të këndshëm, veçanërisht juve që mendoni se BDI është bë reformatore.

Loading...