Shilegov do të punësojë 8 ndihmës dhe 60 zjarrfikës

Kryetari i komunës së Shkupit, Petre Shilegov do të punësojë edhe tetë persona në ekipin e tij, këtë e parasheh në programën për punësime në vitin 2018-19 për të cilën nesër duhet të diskutojë këshilli i komunës së Shkupit. Programi parasheh punësimin e 133 personave mes të cilëve edhe 60 zjarrfikës derisa tjerët në administratë, transmeton Zhurnal.mk

Një pjesë e të punësuarve tashmë janë miratuar nga këshilli në seancën më parë por me arsyetim që në seancën e rradhës do të duhet të ndryshojë plani dhe të shtohen disa pjesë për punësimet e reja.

Në kabinetin e kryetarit të komunës është paraparë të punësohet udhëheqës në sektorin për marrëdhënie me publikun, udhëheqës në kabinetin e kryetarit, ndihmës udhëheqës në sektorin për përkrahje të kryetarit, udhëheqës në sektorin për përkrahje të kryetarit, bashkëpunëtorë i ri për organizim të punëve të kryetarit dhe bashkëpunëtorë i lartë për kordinim të aktiviteteve të kryetarit.

Këtë vit, krahas punësimeve të reja që janë planifikuar është edhe një vend për këshilltarë për cështje ndëretnike, dy përkthyes të gjuhës shqipe, një shofer i ri, pastrues, disa administrator në sektorin e arsimit si dhe të punësaur në realizimin e furnizimeve publike dhe mbrojtje të ambientit jetësorë.

Ndërkohë që për shkak të mungesës së zjarrfikësve në këtë brigadë kryetari propozon punësimin e 60 personave, këtë vit 50 dhe vitin tjetër 10 të rinjë.

Loading...