Pas paralajmërimit nga lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev se do të fillojë publikimi i bombave ku në një status vetëm se e frikësoi Gruevskin me TikTak, TikTak, sot Shilegov ne një koferencë shtypi ka plasur një bombë të vogël ku sqaron pasurinë e VMRO-së duke blerë 63 objekte në Maqedoni gjatë vitit 2014-2015. Ai gjithashtu ka sqaruar se ora për Gruevskin ka nisur.

“Gjatë vitit 2014 edhe pak në vitin 2015, VMRO-DPMNE, ka blerë objekte nëpër Shkup. Janë pasuruar përmes vjedhjes. VMRO-DPMNE ka blerë 63 objekte nëpër tërë Maqedoninë, ka harxhuar 4.5 milionë euro. Jemi të gatshëm për gjithçka, ora për Gruevskin ka filluar të numërojë. Nuk përjashtohet mundësia e ri-aktivizimit të “bombave”. Të gjitha skenarët janë të hapura. Sot ia publikuam një skandal të ri për vjedhje”, tha zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Loading...