Nuk jam pijanec, nuk pi fare alkool, ose nëse pi, pi shumë pak. Unë jam njeri i suksesshëm dhe kam fituar disa miliona euro. Pa arsye më ngjitet etiketa, kurse aksioni për vauçerë për është për shkaqe humane.
Këtë e tha sot në seancën për pyetje të këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit kryetari i qytetit Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e këshilltares së VMRO-DPMNE-së, Jelena Zhugiq, se sa është i kënaqur nga shfrytëzimi i aksionit për vauçerë të taksive për persona të alkoolizuar, shkruajnë mediumet maqedonase.
Ai tha se aksioni ka për qëllim të ju mundësojë personave që do të bëjnë rezervime online në disa restorante të fitojnë taksi-vauçer në vlerë prej 100 denarëve, transmeton Gazeta Lajm.
Këshilltarja Zhugiq tha se edhe përkundër paraqitjes emotive të Shilegovit, opinioni nuk e mori vesh se sa është aksioni i suksesshëm.

Loading...