Shilegov: Nuk dëshiroj fat për kandidatët tjerë në zgjedhje

“Kandidatëve tjerë nuk ju dëshiroj fat në zgjedhjet e 15 tetorit, sepse sinqerisht shpresoj se qytetarët do të vendosin të bëjnë ndryshim dhe ajo që i ndodhte Shkupit dhe komunave tjera në vend, asnjëherë të mos përsëritet më”, tha kandidati nga rradhët e LSDM-së për kryetar të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov pas nënshkrimit të Kodeksit për zgjedhje fer dhe demokratike.

Ai theksoi se shenja themelore e demokracisë në Maqedoni janë zgjedhjet dhe se ai si kandidat nga rradhët e partisë në pushtet premton se në Maqedoni do të ketë zgjedhje fer dhe demokratike.

Loading...