Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka organizuar një manifestim me gazetarët me rastin e një vjetorit të marrjes së postit. Në mbrëmjen e relaksuar, Shilegov ka mbajtur një fjalim përplot umor dhe satirë, duke bë shaka edhe në llogari të vetë.
“Di gjithçka që flitet për mua. Unë kam më shumë spiunë se Mijallkovi. Në qytetin e Shkupit ka 3.000 taksistë me licencë dhe kush e din se sa taksistë që punojnë në të zezë. Nëse Mijallkovi kishte një kombe të verdhë, unë kam 3.000 vetura të verdha”, tha Shilegov, transmeton Gazeta Lajm.
Përveç gazetarëve, në këtë mbrëmje të ftuar ishin edhe ministra e zv/kryeministra.

Loading...