Burimet nga Shërbimi Informativ Shqiptar dhe ato të Policisë Shqiptare tregojnë se kanë në dorë krejt emrat e terroristëve të mundshëm në Shqipëri. Tregohet se lidhjet e këtij grupimi personash janë me elementë të skeduar nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Në këto vende, grupimet radikale janë në formën e organizatave bamirëse.

Këto organizata dyshohet se kanë hapur degë të tyre edhe në Shkodër e Tiranë, pikërisht në zonën e Kamzës dhe në disa xhami të tjera.

Lidhjet e tyre shtrihen edhe me besimtarë myslimanë rezidentë në qytetet e Kavajës, Cërrikut, Pogradecit, Elbasanit dhe Librazhdit, raporton Koha Jonë.

Këta individë mësohet se janë edhe frekuentues të rregullt të xhamive, të cilat nuk janë nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Dy grupet kryesore brenda këtyre shoqatave janë nën hetim nga policia e shtetit. Urdhri është dhënë që paraqesin rrezik apo tentativë për akte terroriste të qëllohen.

Loading...