Shiu dhe bora paralizojnë Shqipërin/ Rrëshqitja e tokës, dhjetëra familje rrezikojnë të humbasin shtëpitë

Reshjet e dëborës, të cilat pushtuan të gjithë territorin, u pasuan me reshje të shumta shiu, ku për pasojë janë evidentuar disa problematika.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publik raportin me situatën në të gjitha qarqet, ku sërish ka rrugë të bllokuara nga dëbora, dhe rrëshqitje si pasojë e shiut.

LEXO EDHE:
Lajme të ‘zeza’ nga moti/ Ja çfarë pritet të ndodhë me kohën në muajin Mars
Qarku Shkodër.

Si pasojë e reshjeve ka pasur një fryrje të lumenjve Drin dhe Bunë, mesatarisht rreth 30 cm. Akset rrugore të bllokuara nga bora janë: Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë.

Aksi rrugor i kalueshëm me zinxhirë është, Tamarë-Vermosh. Në Njësitë Administrative Shalë, Pult, Shosh, Temal, Shllak dhe Iballë, ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Në aksin rrugor rural Barbullush-Mabe është dëmtuar ura prej betoni që lidh këto dy fshatra. Në Njësinë Administrative Ana Malit janë përmbytur rreth 50-60 ha tokë. Nuk ka prezencë uji në banesa dhe rrugë.

Loading...