Shiu në Shipkovicë nuk solli freski, por tragjedi

Shipkovica(Ekip i gazetës “Lajm”)
Nga fshatrat që kanë përjetuar më së shumti viktima janë Shipkovica dhe Reçica. Përveç viktimave, nga këto vërshime janë evidentuar edhe 70 të lënduar, ndërsa uji ka hyrë në më shumë se 20 shtëpi. Ekipi i gazetës “Lajm” të martën vizitoi fshatin Shipkovicë, ku jetën kishin humbur Ritoni dhe Rina Ahmeti, Anisa Muharremi dhe Hashim Xhabiri. Më së keqi në këtë tragjedi, ka pësuar familja e Afrim Ahmetit, i cili ka humbur dy fëmijë: Rinën pesë vjeç e gjysmë dhe Ritonin një vjeç e gjysmë.
Banorët e Shipkovicës sikurse nuk janë të vetëdijshëm për tragjedinë që i kapluar të hënën në mbrëmje. Kur e vizituam këtë fshat, krijuam përshtypje se banorëve që kishin kaluar një natë të lodhshme dhe të frikshme, ende u dukej si ëndërr ajo që kishin përjetuar një natë më parë. Për vetëm 30 deri 40 minuta, shiu i përcjellë me erë të fuqishme, gati përmbysi tërë këtë fshat malor të njohur për mbarë opinionin që nga viti 2001, e që për pasojë mori katër viktima, la shtëpi të rrënuara dhe vetura të përmbytura.

Nga fshatrat që kanë përjetuar më së shumti viktima janë Shipkovica dhe Reçica.

Përveç viktimave, nga këto vërshime janë evidentuar edhe 70 të lënduar, ndërsa uji ka hyrë në më shumë se 20 shtëpi.

Autoritetet kanë marrë masat e menjëhershme, kurse gjithë Tetova është në gjendje të jashtëzakonshme. Nesër dhe pasnesër është shpallur ditë zie, ndërkohë që qytetarët po bëhen bashkë për të dhënë ndihma dhe kontributin e tyre civil.

Loading...