Shoqëria Kulturore Artistike ” Jahi Hasani nga Cegrani-Gostivar do të merr pjesë në dy ngjarje të mëdha ditëve në vijim .Ata kanë marrë ftesë të prezantohen në Festivalin Mbarëkombëtarë të Folklorit ” Rapsha 2017″-Malësi e Madhe ” që do të mbahet në skenën verore në Vitojë muajin gusht saktësisht në datën 18 të atij muaji dhe që do zgjasë deri më 20 gusht transmeton Faktiditor.ch.
Gjithashtu SHKA ” Jahi Hasani” ka marrë një tjetër ftesë të jenë në Festivalin e 26 të këngëve dhe valleve popullore të përpunuara dhe stilizuara ” Këngë Jeho” Strugë 2017.
Festivali do të mbahet më 7,8 dhe 9 Korrik në Sheshin ” Nënë Tereza” Strugë në orën 20.30.
Kreu i kësaj shoqërie artistike që kultivon me vite folklorit shqiptarë dhe ka marrë pjesë në shumë festivale të ndryshme , Zani Memeti tha për Faktiditor.ch se pjesëmarrja në këto evenimente të mëdha të folklorit tregojnë punën dhe aktivitetet që ka bërë SHKA ” Jahi Hasani” për të mbajtur gjallë traditën, folklorin dhe këtë vlerë të madhe të shqiptarëve që është ruajtur ndër shekuj.Kjo sipas tij është një mundësi që shqiptarët e shumë trevave të ndryshme në këto ngjarje të shpërfaqin vlerat e zonave të ndryshme prej nga ku ata vijnë dhe është një mundësi e ruajtjes së kulturës dhe vlerave shqiptare në tërrësi gjithandej hapësirës mbarëkombëtare.

Loading...