Shkaktojnë aksident duke ikur nga policia

Dy shtetas të Shqipërisë dhe një i Kosovës, me veturë nuk iu kanë ndal njësisë policore në Vushtrri dhe gjatë ikjes kanë shkaktuar aksident trafiku.

Njësia policore ka arrit të arrestojë njërin nga të dyshuarit, ndërsa dy të tjerët kanë ikur dhe mbeten në kërkim.

“Tre të dyshuar, dy shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një i Republikës së Kosovës, me veturë nuk ju kanë ndal njësisë policore dhe gjatë ikjes ka shkaktuar aksident trafiku. Njësia policore ka arrit të arrestoj njërin nga të dyshuarit, ndërsa dy të tjerët kanë ikur dhe mbeten në kërkim. Gjatë arrestimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Loading...